Plantacion me marijuanë në mes të pyllit në Itali, në pranga dy shqiptarë

Një italian dhe dy shtetas shqiptarë u arrestuan nga karabinierët në Ailano (Caserta) pasi u kapën në një plantacion marijuane të fshehur mes bimëve.

Arrestimi i tyre u bë nga karabinierët e Kompanisë së Piedimonte Matese në bashkëpunim me ata të Departamentit Operativ të Komandës Krahinor dhe personelin e skuadronit të helikopterëve “Cacciatori Puglia”.

Nga monitorimi me avion, plantacioni i përbërë nga 500 bimë u identifikua dhe mësohet se kultivohej në një sipërfaqe prej rreth njëmijë metrash katrorë, e rrethuar nga lisa të gjatë. Brenda një vilë ngjitur me plantacionin, karabinierët më pas gjetën dhe sekuestruan 2500 gjethe marihuanë të thata, ndërsa në një enë u gjetën 300 gramë marijuanë gati për shitje. Tre të arrestuarit përfunduan në burg./albeu.com