Laura Nezha ironizon "divat" shqiptare
Aktorja dhe këngëtarja e njohur Laura Nezha ka qenë e ftuar në studion e “Thumb”.. Mes shumë gjërash që nuk i keni ditur më parë, Laura ka treguar se nuk i pëlqen të bëjë rolin e divës.

Gjatë bisedës, Fatma është shprehur se nuk e ka zënë ende divllëku. Ndërkohë që Laura ka reaguar menjëherë duke thënë:

“Pse do më zërë ndonjëherë? Unë mendoj se kurrë. ǒështë ky divllëk, pse e përdorni fjalën divë edhe ju?”

Por është ndërprerë nga Fatma e cila i ka treguar se Nexhmije Pagarusha nuk ka qenë ende në studion e “Thumb” për të përdorur këtë fjalë dhe sigurisht që Laura ka rënë menjëherë dakord.

“Figura që e kanë treguar veten si Nexhmie Pagarusha po, por jo siç e përdorin vend e pa vend”,- ka përfunduar ajo duke nënkuptuar se sot pothuajse të gjitha vajzat e shoëbiz-it e quajnë veten diva, edhe pse nuk janë të tilla. /albeu.com/
Shtuar më 23/07/2017, ora 16:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori