Momente paniku për Shaqirin, aeroplani në të cilin po fluturonte pësoi defekt në ajër

Gjatë fluturimit të tij për në Zvicër, pati disa sekonda paniku për të.

Lojtari me origjinë shqiptare, duhej të ishte në Cyrih të hënën por nuk u paraqit në kohë me kombëtaren e tij zviceriane.

Shaqiri do të fluturonte nga SHBA, pasi ai luan për Chicagon, dhe udhëtimi për në Zvicër i është shtyrë.

Sipas “20min.ch”, Xherdan Shaqiri ka mbetur i bllokuar në Chicago pasi avioni në të cilin ai do të fluturonte, kishte pësuar defekt.

“Shaqiri tashmë ishte në aeroplanin për në Cyrih, por aeroplani është dashur të kthehet prapa dhe të aterojë në Chicago”, ka thënë Adrian Arnold, zëdhënës i Federatës së Futbollit të Zvicrës.

“Ka pasur një problem teknik në aeroplan. Ai ka ateruar 40 sekonda pasi filloi fluturimin. Te Federata e Zvicrës kanë bërë zgjidhje dhe Shaqiri do të jetë i grumbulluar me përfaqësuese më së largu të martën në mëngjes. Menjëherë të martën mbrëma do të udhëtojë me Zvicrën për në Pragë.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 31.05.2022 09:00