Largimi nga On Records, Mozzik-it i bëjnë gjëmën
Reperi i njohur Mozzik prej kohësh është një prej më të njohurve dhe me hitet e tij ka rrëmbyer zemrat e publikut.

Pak pasi u largua nga On Records, reperi lançoi hitin e tij të fundit Madam, e cila u pëlqye shumë nga fansat. Në këngë ai fliste për një histori tradhëtie, të cilën e dashura e tij e kishte zbuluar por e kishte falur.

Kënga ku u shfaq dhe e dashura e Mozzik, Loredana Zefi, pati sukses të menjëhershëm dhe fitoi miliona klikime në ‘Youtube’. Mirëpo ditën e sotme Mozzik ka marrë një lajm të keq, të cilin e ka ndarë me fansat në 'Instagram' shkruan xing.al.

Reperi ka publikuar në Instastoryn e tij një foto ku shohim se hiti i tij i ri Madam, ishte fshirë nga Youtube. Në foto lexohet se On Records pa të drejta autoriale, pas largimit të reperit prej tyre, e kishte hequr këngën e tij.
“Marrë ju qoftë”- ka shkruar Mozzik në postim.
Shtuar më 20/04/2018, ora 16:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori