Largimi i bujshëm nga Vizion Plus drejt Klan-it, flet Jul Deda
Pëlqej
Prej kohësh është bërë e ditur se stafi i "Apartamentit 2xl" është zhvendosur në "Klan".

Ata do të jene pjesë e spaktaklit të humorit "Duplex", i cili flitet se do të transmetohet çdo të shtunë në orën 20:00.

Megjithatë asnjëri nga protagonistët e emisionit nuk kishte treguar asgjë.

Pwr kwtw ka folur aktori i njohur Jul Deda, i cili u shpreh se kasti i aktorëve dhe stili i programit nuk do të ndryshojë me përjashtim të emirit i cili nuk do të jetë më i njëjtë.

Sipas Julit, largimi i tij nga “Vizion Plus” ishte shumë paqësor dhe pa probleme, tashmë ai do të kthehet në Klan pas 9 vitesh. /albeu.com/
Shtuar më 23/07/2018, ora 16:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori