Largimi i bujshëm i Enxhëll nga "Love Story", konkurrentet: Kishte presion nga babai (FOTO&VIDEO)

Mbrëmjen e së hënës Enxhëll vendosi të largohej nga “Love story”, duke lënë në gjysmë garën e saj për të fituar zemrën e Saimirit. Ajo u shpreh se nuk ndihet mirë dhe se në vendimin e saj ka ndikuar edhe presioni nga familja. Enxhëll u shpreh se nuk mundet ta përballojë më situatën dhe se ka vendosur të largohet.

“Nga e gjithë kjo eksperiencë deri sonte, unë kam vendosur të veteliminohem sepse nuk mundem ta përballoj dot më. Kam shumë peshë nga vetja ime, presioni i familjes gjithashtu, dhe nuk mundem. Po bëhet shumë e vështirë për mua”, u shpreh Enxhëll.

Kujtojmë se në një intervistë për “Daily Love Story”, Enxhëll kishte deklaruar që konkurrentet e Love Story janë ‘lojtare shahu’, duke nënkuptuar që në fund do të dalin të gjitha një nga një.

Ajo ka thënë se egoja e saj nuk do e lejonte që Saimiri ta puthte, duke u shprehur se ka më shumë respekt për veten se për të.

Teksa ka ngritur shumë pikëpyetje me largimin e saj, ish-konkurrentja ka vendosur të shpjegohet në një postim të gjatë në InstaStory ku shkruan se hyri si një vajzë e thjeshtë dhe nuk dëshironte të dilte si një “Shoë girl”.

“Publik i dashur që më mbështetët përgjatë gjithë kësaj eksperience në Love Story ju kërkoj ndjesë që nuk kam mundur t’ju kthej përgjigje të gjithëve! E vetmja arsye që unë u tërhoqa normal ishte familja e para, por hyra aty si një vajzë e thjeshtë dhe ashtu doja të dilja! Kurrësesi nuk mund të bëhesha një shoëgirl”, shkruan Enxhëll duke falenderuar produksionin për mundësinë.

“Hyra për dashurinë, por zemra nuk mund të komandohet”, ka përfunduar Enxhëll.

Për “Daily Love Story”, mikeshat e saj gjithashtu konkurrente në emision kanë folur për herë të parë, ndërsa Suela preku pjesën e presionit nga familja.



“Jo ne nuk na kishte thënë asgjë fare. Presioni ishte nga babi, nga familja, nuk e përballon dot”, u shpreh Suela.

“Nuk e prisnim veteliminimin e Enxhëll, por ishte dëshira e saj. Mendoj se ajo e kishte menduar më parë këtë gjë. Ne nuk e dinim, mbetëm aty të gjitha të habitura.”- tha Meri.

“Se di çfarë ndodhi. Ajo po thoshte që është ndjerë pak keq kur e sheh Saimirin në takime të tjera, ashtu siç ndihem edhe unë”, tregoi Xhesi.

Shtuar më 21/01/2021, ora 14:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori