Larg rregullave të mbretërisë, për çfarë e kritikojnë kësaj here Meghan Markle? (VIDEO)
Edhe pse hoqi dorë nga familja mbretërore dhe nga rregullat e saj, duket se
Meghan Markle vazhdon të jetë në qendër të mediave sërish. Një ditë më parë 38-vjeçarja u fotografua duke bërë shëtitje me
djalin, Archie dhe dy qentë e saj të cilët e shoqëronin.
Ndonëse
Meghan ka shijuar plotësisht lirinë e saj, ndjekësit e kanë kritikuar ashpër mënyrën se si ajo po e mbante
djalin në krahë. Ata kanë komentuar duke shkruar se
djali nuk ishte rehat në krahët e nënës dhe se nga ky pozicion
djali mund t’i binte.
Pavarësisht këtyre reagimeve, duket se ish-dukesha e Sussex është shumë e lumtur me jetën e saj të re.
Shtuar më 22/01/2020,
ora 10:13