Lamtumirë Richard Attenborough
Pëlqej
Ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare aktori anglez dhe drejtor filmi Richard Attenborough. Ka qënë djali i tij Michael, i cili ka konfirmuar se ai ka vdekur gjatë kohës së drekës dhe pas pesë ditësh do të bënte 91 vjeç.

Aktori ka fituar 8 çmime Oskar me filmin epik "Gandhi" në vitin 1982 ndërsa është cilësuar si titan i kinemasë angleze.
Richard Attenborough është shfaqur së fundmi në filmat “Brighton Rock”, “World War 2”,” The Great Escape” dhe “Jurassic Park”.

Si drejtor filmi dhe producent, ai ka fituar 2 Academy Awards për "Gandhi" ne 1983. Ndërkaq, ai ka fituar 4 BAFTA Awards dhe 4 Golden Globe Awards. /albeu.com/
Shtuar më 25/08/2014, ora 10:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori