Lamtumirë Françesk Radi! Homazhe në hollin e RTSH
Kantautori Françesk Radi është ndarë nga jeta ditën e djeshme në moshën 68 vjeçare, pasi qendroi për disa ditë në gjendje të rëndë në QSUT.

Françesk Radi ishte i shtruar që prej datës 27 mars në QSUT pa një hemorragjie cerebrale, por nuk ka mundur t'ia dalë pavarësisht tentativave për t'a dërguar jashtë shtetit.

Ditën e sotme janë mbajtur homazhe në nder të tij, në hollin e Radio Televizionit Shqiptar, ku miq, kolegë, familjarë e qytetarë nderuan figurën e artistit të njohur që preku zemrat e të gjithëve me zërin e tij.

Mes lotëve dhe dhimbjes iu dha sot lamtumira kantautorit të njohur në shenjë mirënjohjeje për punën dhe kontributin e tij./Albeu.com/

Shtuar më 04/04/2017, ora 10:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori