STUDIMI: E premte, kur pritet të jetë fundi i botës

Shumë herë në 20 vitet e fundit është thënë se “bota do të marrë fund së shpejti”. Madje, pati shumë prej tyre që parashikuan jo fundin, por edhe se si do të ndodhte ai.

Fillimisht, shumë thanë se fundi i botës do të vinte në vitin e ri 2000 kur do të ndryshonim mijëvjeçarin, pra 1 janar 2000.

Konkretisht, “profecitë” pretendonin se kompjuterët nuk do ta kuptonin vitin “00” dhe do ta interpretonin atë si 1900 në vend të 2000. Kjo do të bënte që i gjithë sistemi kompjuterik të shkatërrohej dhe bashkë me të edhe njerëzimi, raporton abcneës.al.

Sigurisht, ne sot jemi në vitin 2022 dhe asgjë e tillë nuk ka ndodhur. Më pas, parashikimet ogurzeza ishin për vitin 2012, por bota vazhdon të ekzistojë.

Vlen të theksohet se disa njerëz pretenduan se parashikimi i vitit 2012 ishte i gabuar dhe se fundi i vërtetë i botës do të vinte në vitin 2021. Për hir të së vërtetës në vitët 2020-2021 ndoshta disa njerëz e besuan se erdhi fundi për shkak të Pandemisë.

Tashmë, një “parashikim” bazuar në një studim të disa dekadave më parë na sjell në mendje një datë tjetër, shumë afër.

Bëhet fjalë për ditën e premte, 13 nëntor 2026, pra pas katër vitesh.

Studimi i vitit 1960 dhe rritja e popullsisë

Ky parashikim u bë nga një shkencëtar, Heinz von Foerster, nga Vjena, i cili kaloi pjesën më të madhe të karrierës së tij duke punuar në Universitetin e Illinois.

Në vitin 1960, ky fizikant, filozof dhe studiues kishte argumentuar në një studim se bota do të merrte fund për shkak të mbipopullimit në vitin 2026, duke përdorur një formulë matematikore për të llogaritur datën, sipas LADbible.

Në studim, Foerster thotë gjithashtu për nëntorin e vitit 2026: “në atë datë popullsia njerëzore do të kalojë limitin dhe do të futet në një rrugë pa kthim drejt shkatërrimit”.

Parashikimi i popullsisë së OKB-së në vitet e ardhshme

Megjithatë, vlen të theksohet se nuk ka arsye për shqetësim pasi popullsia mund të rritet, por nuk do të arrijë në nivele alarmante. OKB-ja parashikon se: “Popullsia e botës pritet të arrijë në 8.5 miliardë në vitin 2030 dhe të rritet më tej në 9.7 miliardë në 2050 dhe 11.2 miliardë deri në 2100.”/abcnews.al/


Shtuar 19.07.2022 16:31