Lady Gaga, kësaj rradhe bëhet jeshile (FOTO LAJM)

Tanimë jemi mësuar të presim çudira nga Lady Gaga dhe çdokush do të zhgënjehej nëse ajo do të shfaqej normale. Ditën e djeshme Gaga kishte zgjedhur ngjyrën jeshile për flokët e saj teksa po realizonte një set fotografik me fotografin Terry Richardson në Chicago.

Gaga ishte me shoqëruesit e saj të zakonshëm, ndërkohë që ishte veshur e gjitha me të zeza. Nuk kishte si të mos binin në sy këpucët me një lartësi të ekzagjeruar, të cilat ajo i ka të preferuarat e saj.

Javën e kaluar Gaga u shfaq në Londër si pema e Krishtlindjeve duke i surprizar të gjithë në eventin “Jingle Bell”. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2013, ora 13:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori