Lady Gaga është shtatzanë por nuk ia ka idenë i kujt është fëmija?
Prej më shumë se një jave po qarkullon një lajm se me shumë mundësi Lady Gaga është shtatzënë. Sipas “Star”, artistja është dëgjuar të tregojë në një festë pas ceremonisë së çmimeve Oscar se është në pritje të një fëmijë por as që ia ka idenë se kush është i ati.

Disa aludonin se me shumë mundësi fëmija është i ish të fejuarit Christian Carino ndërkohë që të tjerë po vinin bast se babai është Bradley Cooper (Çfarëëë?).

Në një kohë kur shpërndarja e thashethemit për një shtatzëni të këngëtares po merrte përmasa gjigante, vetë Gaga reagoi përmes një postimi në Instagram duke thënë se në fakt është shtatzënë... por me muzikën!

“Zëra që jam shtatzënë? Po, jam shtatzënë me #LG6” u shpreh Lady duke promovuar ashtu tërthorazi albumin e saj të ardhshëm.

Ja një eko e bebushit- album shkruajti dikush:

“Shpresojnë të të plasin ujërat” replikoi dikush tjetër shkruan tmz.

Ju kujtojmë se albumi i fundit i Lady Gaga- s ishte Joanne, i cili doli në tetorin e 2016- s, ndërkohë që së shpejti do të hidhet në treg "#LG6".
Shtuar më 13/03/2019, ora 16:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori