Lady Gaga deri më sot i ka lënë të dashurit për arsye të çuditshme
Lady Gaga i ka dhënë fund lidhjes me Dan Horton pas disa muajsh romancë. Këngëtarja, duket se më në fund ka kuptuar që nuk ka kohë për "gjëra fëmijësh" dhe prandaj nuk e donte më Dan-in në jetën e saj.

Kështu siç e thamë, kësaj here arsyeja e ndarjes ka qenë papjekuria e tij. Horton nuk ishte mjaftueshëm i pjekur për Gaga-n prandaj ajo vendosi që rrugët e tyre të ndaheshin. Gjithsesi, kjo s'do të thotë që ylli i "A star is born" ka hequr dorë nga romancat. Burime për Us Weekly thonë se Gaga është të dalë sërish me njerëz të rinj.

Ndonëse fillimisht u tha se gjërat mes çiftit po shkonin mirë dhe çfarë i afroi më tepër ishte pasioni i përbashkët për muzikën, diçka në sjelljet e tij fëminore duket se s'i ka pëlqyer këngëtares. Lady Gaga njihet për shkaqet e veçanta të cilat e bëjnë të marrë një vendim të tillë.

Në prill të 2019-ës, ajo u nda nga i fejuari Christian Siriano, pasi ky i fundit thuhet se po i "pengonte procesin krijues". Gaga s'mund t'ja lejonte vetes të rrezikonte karrierën, ashtu siç nuk i lejon të qëndrojë pranë një burri të papjekur.
Shtuar më 24/10/2019, ora 08:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori