Labi u përgjigjet thashethemeve të reja mbi të
Që prej largimit nga RTV 21, prezantuesi Labinot Gashi është shndërruar në kryetemë të medias online.

Lajmet mbi të ardhmen e tij, emisionit dhe televizionit që do të pasojë kapitullin 17 vjeçar në ekranin paraprak tashmë janë shpërndarë në baza ditore, shkruan Prive.

Më i freskëti ishte informacioni i sotëm që qarkulloi në portale mbi një ‘kunjë’ të Labit ndaj RTK-së.

U tha se në momentet e fundit, ai ka nënshkruar mbrëmë kontratë me Kohavizion.

E ky lajm ka bërë që prezantuesi të reagojë duke mohuar raportimet e tilla përmes një statusi ku sqaron situaten për gazetarët dhe opinionin e gjerë.
Shtuar më 28/02/2017, ora 17:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori