La “Vizion Plus”-in pas 14 vitesh, Turjan Hyska reagon më në fund
Pëlqej
Muajin e kaluar u përhap me shpejtësi lajmi se Turjan Hyska do e mbyllë emisionin e tij “Oktapod”.Vendimin e dha vetë moderatori me një post. Mw pas u pwrhap se ai do linte Vizion Plusin pwr njw tjetwr televizion.

Pavarësisht se lajmi përflitej prej kohësh, ai u konfirmua vetëm pasi Turi deklaroi se kishte firmosur kontratën e re me “TV Klan”. Po ai nuk do të lëvizë i vetëm, por bashkë me trupën e aktorëve të “Apartamenti 2XL”.

Ditën e djeshme ai postoi një video në Insta Story të studios së tij të re, e cila duket gjigande. Në një intervistë për “Tirana Post” moderatori foli për largimin dhe projektet e reja në “TV Klan”.

“Në “Klan HD” do të realizoj 2 projekte gjigande, një ndër ta “upgrande” i “Apartamenti 2XL” dhe tjetrin s’dua ta zbuloj. Ndërkohë në “Klan Plus” (i cili do të ndryshojë emrin), si drejtor i përgjithshëm pas premtimit të Sandër Frangajt shpresoj që të hyjë fort në tregun e televizioneve gjeneraliste. Ky kanal nuk do të jetë më një zgjatim i “TV Klan”, por një konkurrent i denjë në treg. Të paktën kjo është ambicia im”, u shpreh Turi.

Lidhur me largimin e tij nga “Vizion Plus”, Turi tha:

“Të them të drejtën nuk di të them, por një gjë e di me siguri…Që Dulakët më kanë bërë mua më të butë, të sjellshëm, racional dhe më mësuan se e bërtitura nuk zgjidh punë. Kanë qenë edhe janë fantastikë, njerëz që do i kem xhan gjithmonë”. /albeu.com/
Shtuar më 14/06/2018, ora 09:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori