La violisten për të, si nisi dashuria mes Albi Nakos dhe Klaudias (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ndarja e Klaudia dhe Albi Nakos ka shkaktuar zhurmë të madhe në rrjetet sociale. Sot ato nuk janë më të martuar, por kanë mbetur shokë të mirë.

Një vit pas ndarjes, Albi Nako koreografi i njohur i trupës së baletit, pas një viti thashethemesH, theu heshtjen në emisionin “Rudina”, ku rrëfeu divorcin nga balerina Klaudia Pepa, e cila tashmë është vendosur të vazhdojë karrierën e saj në Itali.

Ndërsa ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, në ekran u transmetua surpriza që balerina i bëri në emision, ku ndër të tjera e quajti “maestro” dhe “vëllai i madh”.

Mesazhi i saj e preku vetë Albin, i cili kur pa ish-gruan të qeshur në monitor, nuk i përmbajti lotët. Por, nga ana tjetër, kanë qenë ndjekësit që kanë shpërthyer kundër saj në Instagram, të prekur nga fjalët e ndjera të Albit, i cili u shpreh se, pavarësisht arsyes së divorcit, do ta mbajë Klaudian në zemër gjithë jetën, shkruan Panorama.

Pjesë e debatit të fortë në rrjetet sociale u bënë dje edhe nëna e Klaudias dhe motra e saj Pamela, duke e mbrojtur Klaudian të konsideruar si “mosmirënjohëse” nga komentuesit, pasi sipas tyre “Albi e bëri njeri, duke i hapur rrugët e suksesit”, etj,shkruan “Panorama”. Vetë Albi tregoi se, në fakt, Klaudia pas “Amici”-t jo vetëm që nuk i kishte kërkuar divorcin, por kishte kërkuar një fëmijë me të, por ai e kishte refuzuar. Por prapë kjo deklaratë e tij nuk bindi komentuesit, ndërsa shpërthyen në lumë fyerjesh ndaj balerinës.

FILLESAT E HISTORISË

Por si nisi historia e Albit me Klaudian, nxënësen e babait të tij të njohur Llaqi Nako në fillim, e që më pas u bë balerina e trupës dhe partnerja në skenë e në jetë e Albit? Të gjithë e kujtojnë për herë të parë si partneren e Albi Nakos në klipin e tangos me titull “Dashurisë”, ku gjithçka, lloji i kërcimit, interpretimi, muzika, atmosfera e kostumet e balerinëve, i kushtoheshin kësaj ndjenjeje.

Videoja me muzikë të Flori Mumajesit dhe regji të Ardit Roshit sillte një kërcim pasionant të çiftit të veshur me ngjyrën e kuqe të dashurisë. Por ata nuk ishin personazhet e vetëm të klipit, pasi në video ishte një personazh i tretë, pikërisht violinistja që shoqëronte lëvizjet e çiftit, duke luajtur në instrument.

Në atë kohë u fol se vajza me tiparet gështenjë ishte pikërisht ish-partnerja e Albit, nga e cila ai do të ndahej më vonë, për të deklaruar si partnere të re Klaudia Pepën. Nuk dihet se kur përfundoi ndjenja për instrumentisten dhe kur nisi për balerinën, por interesant është fakti që ky është klipi ku Albi i ka dy ish–et e tij në të njëjtin projekt, dedikuar ndjenjës së dashurisë.

Atëherë klipi në fjalë bëri bujë për faktin se asnjë balerin deri në atë kohë nuk kishte lançuar një klip. Klaudia dhe Albi kërcenin për dashurinë si ndjenjë që duhej vlerësuar, por më vonë kjo nuk ishte më një ndjenjë që thjesht duhej interpretuar në skenë nga ata, pasi nisën ta jetonin në realitet me celebrimin.

“Ngjitja jonë ishte dhe erdhi në mënyrë kimike.

Doja të theksoja që gjestet tona erdhën në mënyrë të harmonizuar”, citohet të jetë shprehur Klaudia në një nga intervistat e saj pas klipit dhe para se të ngjitej në altar e veshur nuse. /albeu.com/


Shtuar më 23/09/2017, ora 13:12

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori