La në hije Marinën, ku e kemi parë tjetër bukuroshen e Top Channel

Pëlqej
Ed Manushi nuk do të jetë më vetëm në emisionin e tij sportiv, të cilin e ka prezantuar kështu që prej largimit të Marinës tek Tv Klan.

Ndoshta ne mund ta kemi harruar, pasi edicionet e "The Voice" ndër vite janë disa, por dentistja simpatike ka konkurruar më parë në një prej tyre.

Sipas revistës "Who", Fjoralba asokohe me kaçurrela dhe një zë shumë karakteristik, ishte vetëm 21 vjeç kur magjepsi jurinë e "The Voice" me potencialin e saj vokalistik.

Ajo performoi në skenë dhe bëri që të katërt karriget e anëtarëve të jurisë të këtij kompeticioni muzikor të ktheheshin në favor të saj.

Pra, siç duket prezantimi nuk është fusha e vetme ku ajo "luan" e sigurt me gjithë aftësitë e saj. Muzika qenka një tjetër pasion i madh i prezantueses simpatike, të cilën tashmë do e shohim në krahë të Manushit, në drejtimin e emisionit sportiv në Top Channel.
Shtuar më 19/06/2018, ora 23:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori