La gruan për një vajzë 10 vjet më të re se vetja? Flet Gena
Pëlqej
Ai është një prej artistëve më të suksesshëm në vend dhe ndryshe nga shumë këngëtarë të tjerë puna e tij menaxhohet nga bashkëshortja e tij, Lorena.

Bëhet fjalë për këngëtarin Gena i cili ka zgjedhur që menaxhimin e veprimtarisë së tij artistike t’ja besojë pikërisht njeriut të tij më të afërt.

I ftuar në emisionin “Rudina” Gena ka treguar sesi është njohur me Lorenën duke theksuar se nuk ishte dashuri me shikim të parë.

“Ne jemi njohur në një lokal ku unë performoja rreth 11 vjet më parë. Nuk ishte dashuri me shikim të parë. U njohëm gradualisht sepse Lorena kishte vlera që nuk i shihja tek femrat e tjera. Ajo është 10 vjet më e vogël se unë. Në kohën që jemi njohur ajo vinte në Shqipëri nga Greqia që të merrte vizë.”- ka thënë Gena shkruan who.

Ndërkohë edhe bashkëshortja ka vendosur ta surprizojë këngëtarin nëpërmjet një videoje ku ka treguar se çfarë do donte të ndryshonte tek artisti.

“E dua ashtu siç është. Është unik dhe nuk dua të ndryshojë”- ka thënë Lorena.
Shtuar më 22/06/2018, ora 18:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori