E FUNDIT/ Sulmohet Tom Doshi në Shkodër
"La Casa de Papel" po bën namin, aktroi serb falenderon në gjuhën shqiptare (FOTO LAJM)

“La Casa de Papel” është seriali më i famshëm i momentit, sezoni i tretë i të cilit nisi vetëm 1 ditë më parë dhe po bën namin nëpër botë. Të gjithë janë fiksuar me historinë e profesorit, i cili me planin e tij perfekt arriti të vjedhë milionat në “Shtëpinë e Letrës” në Spanjë.

Për ta ndihmuar në plan, profesori kishte skuadrën e tij speciale, ku pjesë tyre ishte edhe aktori serb Darko Peric, në rolin e Helsinki-t.

Darko ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram një foto me kastin e aktorëve të serialit, ku ka falenderuar në disa gjuhë të ndryshme. Mirëpo, ajo që na bëri përshtypje është fakti që aktori ka shkruar edhe në shqip.

Krahas falenderimeve në gjuhë të tjera, Darko ka shkruar “Faleminderit” në foton e tij dhe ne ende s’po u besojmë syve!
Shtuar më 21/07/2019, ora 09:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori