Lajmi i shtatzënisë së saj u zbulua në mes të shtatorit. Dhe vetëm pak javë mbeten nga ardhja në jetë e
fëmijës së parë të
Kylie Jenner,
ndërsa 20-vjeçarja po përgatitet për statusin e saj të ri.
Të martën, në shtëpinë e saj mbërriti i paketuar një
krevat për fëmijë.
Kylie, e cila ka arritur të qëndrojë larg syve të publikut për muaj me radhë, është në pirje të një vajze në mars bashkë me të partnerin e saj prej 8 muajsh, reperin 25-vjeçar Travis Scott.
Themeluesja e “
Kylie Cosmetics” duket se ka blerë një
krevat të madh të bardhë.
Tre persona u panë duke punuar për vendosjen e krevatit të
fëmijës para garazhit të shtëpisë së saj,
ndërsa dy meshkuj nga ekipi i saj i sigurisë qëndronin afër.
Kylie ende nuk e ka konfirmuar lajmin, por nëna e saj Kris
Jenner la të kuptohej gjatë episodit të së dielës. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2018,
ora 12:41