E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Kylie paska akuzuar Travis për tradhti, por si qëndron e vërteta
Në fillim të marsit, sipas E!News u tha se Kylie akuzoi reperin se e ka tradhtuar, megjithëse përfaqësues të Scott thanë se “s’është e vërtetë dhe mes çiftit nuk ekziston asnjë zënkë”. Megjithatë detaje të reja janë zbuluar se fundmi.

Burime të ndryshme thonë për People se çifti pati një debat të ashpër, pasi Kylie i kontrolloi telefonin dhe pa diçka që s’i pëlqeu. “Travis u shpreh se nuk e ka tradhtuar,” shtoi burimi.

Fill pas kësaj, reperi mbylli llogarinë e tij në Instagram dhe anulloi një prej koncerteve të Astroworld. Menaxherët e tij i hodhën poshtë të tilla pretendime duke thënë se Travis e shtyu koncertin për arsye shëndetësore.

Sipas People, “Kylie u trishtua, por gjërat janë përmirësuar. Ajo nuk do të ndahet nga ai.”

Të paktën ky “skandal tradhtie” u sqarua shumë më shpejt sesa ai i trekëndëshit Jordyn-Tristan-Khloe…
Shtuar më 03/03/2019, ora 21:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori