Kylie Jenner fshin fotot e Stormi nga rrjetet sociale
Kylie Jenner së fundmi ka marrë një vendim me të cilin fansat e saj të zjarrtë nuk janë aspak dakort. Blogerja dhe sipërmarrësja e famshme ka vendosur të fshijë të gjitha fotot e vogëlushes Stormi, që ka postuar këto 4 muaj, nga rrjetet sociale.

Ky vendim erdhi pasi ajo u kritikua për postimin e saj të fundit ku kishte prerë apo lënë jashtë fotos kokën e vajzës së saj. Menjëherë pas këtyre kritikave nga komentuesit, 20-vjeçarja hoqi fotot dhe deklaroi se nuk do të postojë më fytyrën e Stormi, të paktën tani për tani.

Kjo nuk është hera e parë që Kylie Jenner merr kritika të ashpra si një nënë e papërgjegjshme dhe duket se fjalët e komentet e shumta negative i kanë ardhur asaj në majë të hundës.
Shtuar më 11/06/2018, ora 15:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori