Barcelona dhe Chelsea shumë afër marrëveshjes për De Jong

Bisedimet e Barcelonës me Chelsea për Frankie De Jong u sollën në dritë nga Sporti spanjoll.

Faqja iberike thotë se dy skuadrat janë në rrugën e duhur për të arritur një marrëveshje dhe madje thekson se Chelsea është e gatshme të paguajë një shumë prej mbi 80 milionë eurosh për mesfushorin holandez.

Interesim të fortë për futbollistin kishte shprehur edhe Manchester United, por De Jong nuk donte të kalonte në Old Trafford. Një tjetër arsye pse nuk ka vijuar rasti konkret është se 24-vjeçari ka dashur të vazhdojë të luajë në një ekip pjesëmarrës në Champions League.

Barcelona dihet se po përballet me probleme financiare, ndaj është e gatshme të dëgjojë dhe diskutojë propozimet për lojtarët e saj. /albeu.com/


Shtuar 10.08.2022 16:55