Ky është numri i telefonit të aktores seksi, ajo e publikon vetë
Dakota Johnson doli në skenën e festivalit ‘Global Citizen 2018’ për të dhënë një mesazh shumë të fortë, të mbajtur në Central Park të Nju Jorkut.

Aktorja 28-vjeçare e shpërndau numrin e saj personal të telefonit dhe inkurajoi njerëzit që të tregonin historitë e tyre rreth sulmeve seksuale që kanë përjetuar.

‘Unë dua t’ju ndihmoj juve, grave dhe vajzave anë e mbanë botës, të tregoni historinë tuaj’, tha Dakota.

‘Ky është numri im i telefonit (212-653-8806). Unë dua që ju të më telefoni dhe dua që ju të tregoni historinë tuaj përmes një mesazhi zanor. Ose të më dërgoni mesazhe në email. Dua të më tregosh se çfarë ke kaluar si femër apo vajzë. Nëse nuk e flasim të njëjtën gjuhë, nuk ka problem. Ne kemi një ekip për këtë, do ta përkthejmë atë’, tha Dakota.
Shtuar më 30/09/2018, ora 19:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori