Sassuolo fiton me përmbysje, Napoli humbet dhe i jep shansin Inter-it (VIDEO)

Sassoulo ka përmbysur sot rezultatin ndaj Lazios.

Lazio e nisi mirë ndeshjen duke zhbllokuar rezultatin me anë të Zaccangi në minutën e 6-të. Pjesën e dytë Sassuolo u “zgjua” dhe shënon në minutën e 63-të golin e barazimit me anë të Berardit i cili realizon një gol fantastik. Pak minuta më vonë, në të 69-tën, Raspadori përmbys rezultatin për t’i dhënë një fitore ekipit.

Nga ana tjetër, Napoli ka zhgënjyer në shtëpi pasi Empoli mori një fitore minimale me rezultatin 0-1.

Ish-lojtari i Milan-it Cutrone realizoi në minutën e 71-të. Kështu, Napoli bënë një hap pas në rrugëtimin për skudeton me këtë humbje dhe në mbrëmje është mundësia e Inter-it për të fituar e për të dalë në krye të tabelës./h.ll/albeu.com


Shtuar 12.12.2021 20:01