Kush ta sponsorizon jetën luksoze? Përgjigjet Franceska Jace (FOTO LAJM)

Modelja shqiptare, Françeska Jaçe, është kthyer në një nga femrat më të komentuara në rrjetet sociale.

Ajo është shumë aktive në Instagram ku shpesh herë poston foto nga jeta e saj luksoze që bën.

Ditën e djeshme, Françeska i është përgjigjur pyetjeve të fansave në ‘Instastory’ dhe njëri prej tyre e ka pyetur bukuroshen shqiptare se si arrin ta përballojë jetën e luksit që bën.

“Si ja del e dashur të bësh këtë jetë luksi duke filluar nga rrobat makinat?”, e pyeti ai, ndërkohë që Françeska i ka shpjeguar se si ka arritur të bëhet e pasur.

“Jeta nuk është dhe aq e bukur dhe e thjeshtë siç duket në instagram pasi aty postohen veç disa fragmente të jetës tënde unë dhe familja ime gjithmonë kemi punuar studiuar dhe ëndërruar kështu ja dal E Dashur! Plus un një herë në ditë ha nuk shpenzoj shumë”, ka shkruar ajo duke i shuar kuriozitetin të gjithëve.
Shtuar më 11/02/2019, ora 11:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori