Humbi të birin para 3 ditësh, CR7 kthehet për herë të parë në stërvitje me United (FOTO LAJM)

Dita e hënë është një nga ditët më të errëta të Cristiano Ronaldos, i cili njoftoi humbjen e njërit prej binkjakëve të porsalindur, më saktësisht humbjen e të birit, partnerja e tij, Georgina Rodriguez, solli në jetë vetëm vajzën e cila është shëndoshë e mirë.

Një tragjedi që pushtoi familjen e portugezit, ku e gjitha bota ishte në mbështetje të tij në këtë moment të vështirë, ndërsa në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Liverpool, CR7 ishte lënë pushim nga Manchester United.

Ndërsa, Ronaldo është kthyer sot në stërvitje në Carrington dhe ka kryer përgatitjet e plota me ekipin. Ai u fotografua në pjesën e pasme të një makine, teksa po mbante kufje në vesh, gjatë rrugës për t’iu bashkuar grupit të skuadrës./ h.ll/albeu.com


Shtuar 20.04.2022 15:45