Kush më mirë se i ati do ta "sfidonte" Butrint Imerin me vetë këngën e tij? (VIDEO)
Vetëm dy ditë më parë, Butrint Imeri lançoi
këngën e tij më të re të titulluar “M’ke rrejt”, e cila u prit mjaft mirë nga publiku shqiptar.
Kënga ka arritur plot 2 milionë klikime në Youtube
vetëm 2 ditë pas publikimit dhe po bën namin në rrjet.
Madje, këtë këngë duket se e ka pëlqyer shumë edhe babai i Butrintit, Afrimi, i cili është tepër aktiv në Instagram.
Në llogarinë e tij, ai ka publikuar një
video me
këngën e të birit, teksa “sfidon” Butrintin me tekstin e “M’ke rrejt”.
Ai buzëqesh para kamerës teksa këndon
këngën e djalit të tij, të cilën mesa duket e ka mësuar përmendësh.
Shtuar më 18/12/2019,
ora 08:41