SPAK i komunikoi akuzën për Gërdecin, flet Mediu: Gjithçka politike

Prokuria e Posaçme SPAK ka përfunduar hetimet për tragjedinë e Gërdecit dhe ka marrë të pandehur ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, ku do t’i komunikohen dy akuza.

Mediu ka folur për gazetarë dhe është shprehur si vijon:

Dua të bëj me dije që më është prezantuar e njëjta akuzë më të njëjtët prokurorë. M’u komunikua shpërdorim detyre, por po ua them që kam kërkuar që në fillim të them dhe asnjëherë nuk jam pyetur.

Motivimi politik është në akuzë, nuk është urdhri i ministrit që ka krijuar problemin. Ajo që mu paraqit është fashikull që më është paraqitur edhe më parë. Qëndrimi i m është që nuk e pranoj këtë akuzë, jam i pafajshëm.

Në dijeni për vendin kanë qenë të gjithë. Një muaj ka qenë një mbledhje me ekipin amerikan ku është cilësuar si një nga strukturat më të mira Gërdeci në demontimin e municioneve, kush mund ta certifikojë një proces ushtarak? Ministri?

Një proces kërkonte që ministri të pyetet sa kohë ka një akuzë, unë kam kërkuar dhe jam i gatshëm t’i përgjigjem SPAK sa herë të kërkojë për çdo dokument që kam firmosur”, tha Mediu.


Shtuar 10.01.2023 15:37