Këngëtarja e njohur Manjola Nallbani është
nëna e dy vajzave të mrekullueshme që tani janë rritur dhe janë bërë zonjusha të bukura.
Megi dhe Sindi, kanë trashëguar nga
nëna e tyre bukurinë dhe hijeshinë që nuk i është zbehur edhe me kalimin e viteve.
Megi është
vajza më e madhe e këngëtares, e cila jeton dhe studion në Austri.
Ndërsa Sindi është adoleshentja që e shoqëron të ëmën në koncerte nëpër vende të ndryshme jashtë Shqipërisë.
Vajzën e madhe të këngëtares, Megin, miqtë e krahasojnë me modelen e njoohur botërore
Megan Fox për shkak të bukurisë dhe ngjashmërisë së saj.
Në galerinë e mësipërme ju tregojmë edhe imazhet e saj. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2017,
ora 12:31