Kush është i dashuri i ri i Ritës?
Ylli britanik me origjinë shqiptare, Rita Ora thuhet se është në një lidhje të re?

Burime të “USWeekly”, kanë njoftuar se këngëtarja ka shijuar një darkë romantike në muajin janar me aktorin e famshëm skocez, Gerard Butler.

Bukuroshja e suksesshme bashkë me aktorin skocez shijuan një darkë në një restorant në West Hollywood dhe thuhet se ata ishin ulur shumë afër me njëri tjetrin.

Ndërkohë Butler tani është 46-vjeç dhe mediat thonë se ai është i ndarë nga e dashura e tij Morgan Brown.

E kështu spekulimet kanë nisur për një lidhje dashurie, por ende nuk është konfirmuar asgjë nga të dy.

Të dashurit e mëparshëm të Ritës, janë reperi Richard Hilfiger, DJ Calvin Harris dhe Rob Kardashian./Albeu.com/
Shtuar më 03/02/2016, ora 17:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori