Kush është çifti yll që i preku të gjithë te kënga e Florit
Videoklipi i këngës më të fundit të Flori Mumajesit shërbeu si kartolina e dasmës së Petrit dhe Erza Kllokoqit, çifti që na emocioni të gjithëve. Ndonëse jo fort të njohur për publikun shqiptar, Petriti dhe Erza janë personazhe të njohur në rrethin e artistëve në Kosovë.

Petriti, vëllai i dizajneres Blerina Kllokoqi-Rugova, e cila dizenjoi fustanin e dasmës së Elia Zaharias, është bashkëpronar i Zone Club, një prej klubeve të natës më të njohur në Prishtinë.

Çifti u martua më 25 shtator dhe asokohe u komentua gjatë në mediat në Kosovë për shkak të performancës së Florit dhe djemve të tjerë të Threedots. Së fundmi, pas publikimit të videoklipit, ceremonia e tyre u bë akoma më virale duke u kthyer automatikisht në një nga këngët më të preferuara për vallëzimin e çifteve nëpër dasma shkruan anabel.

Momentalisht, “Thjesht të du” numëron më shumë se 1.2 milion klikime.
Shtuar më 10/11/2019, ora 18:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori