Anjeza Maja do të largohet nga Top
Channel pas tre vitesh drejtim të emisionit “Në Shtëpinë Tonë”.
Por me ikjen e Anjezës, kush pritet të vijë në vend të saj? Burimet shprehen se në sezonin e katërt, përkrah Florian Agalliut do të jetë Stela
Kotri.
Kotri nuk është një figurë e panjohur për publikun shqiptar. Përkundrazi ka prezantuar një sërë programesh të përditshme në Vizion Plus, Ora News, Alsat etj.
Anjeza nga ana tjetër është shprehur se kishte ardhur një moment që gjërat duhet të ndryshonin shkruan Who.
“Besoj që ishte mjaftueshëm eksperienca me emisionin e paraditës. Po, kam
diçka me Klan- in por nuk do të jem si prezantuese, por si protagoniste. Është më shumë
diçka që dua ta bëj për kënaqësi. Ky është një vit ku dua të merrem me jetën time, seriozisht.”
Shtuar më 16/08/2018,
ora 16:17