Kur Xhensila ishte shtatzënë, nuhati se në një makinë kishte hashash
Pëlqej
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj kanë vetëm pak muaj që janë bërë prindër të Ajkës, një vajze bukuroshe.

Ditën e sotme në "BE Coffee", Besi ka folur mbi 9 muajt e shtatzënisë së Xhensilës me një rrëfim ndërthurur me humorin.

"Më ka ndodhur vetem mua apo të gjithë atyre burrave që kanë gruan shtatzënë per here te pare. Gjate shtatzënisë së Xhensilës...Kot thone që femrat heqin siklet. Siklet heqim dhe ne meshkujt. Po s'na e dinë.

3 muajt e parë në shtepine time nuk gatuhej fare sepse femrat kane probleme me erërat, me aromat sidomos ato te ushqimeve. 3 muajt e pare kam ngrene vetem buke te thekur me djathë sepse ushqimet e tjera e shqetesonin aromat.

Kisha 1 javë pa ngrene dhe shkova ne shtepi. Sa hapa frigoriferin, ajo direkt e nuhati.

Kur ishte Xhensila shtatzënë ishim duke ikur per Greqi, ishim ne kufi me makine. Para nesh ishte makinë tjetër. Kur ja jep Xhensila 'O çka për ta ngrënë ajo makina'. E kapën me 50 kile hashash atë makinën. Gjate shtatzenise te gjithe femrat qajne per gjene me te vogel, qajne me filmat, me lajmet. Pas lindjes ti thua shpetove, por jo. Jane 40 ditet e lehonise qe zgjasin 3 muaj prandaj eshte shume keq per ne meshkujt por nuk na e di kush", u shpreh Besi. /albeu.com/
Shtuar më 21/10/2018, ora 21:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori