E FUNDIT/ Helmoi vjehrrën me fotoksinë, gjykata jep vendimin për Marjana Çmetën
Kur të vjen e keqja, hapi derën, Travis Scott e gjen belaja në mes të koncertit (VIDEO)


Prej disa ditësh mediat po ziejnë nga lajmi se Travis Scott dhe partnerja e tij, Kylie Jenner, nuk janë më bashkë.

Burime pranë dyshes kanë treguar se ata po jetojnë të ndarë dhe ende nuk dihet nëse gjërat mes tyre do të rregullohen apo do të ndahen përfundimisht.

Të dy po marrin kohë për të vendosur për marrëdhënien dhe si të mos mungonte kjo, Travis-in e ka gjetur belaja edhe në mes të një koncerti.

Gjatë performancës në festivalin e muzikës “Rolling loud” në New York, ai është rrëzuar dhe ka dëmtuar gjurin.

“Nuk do t’ju gënjej, mendoj se sapo theva gjurin.”- është shprehur reperi, të cilin kanë shkuar menjëherë ta ndihmojnë disa djem nga stafi.

Mirëpo, pavarësisht kësaj, Travis vendosi ta vazhdojë performancën me gjurin e dëmtuar duke u shprehur se asgjë s’mund ta ndalte shfaqjen.

Ende nuk dihet si ësht tashmë gjendja e reperit.
Shtuar më 15/10/2019, ora 16:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori