Pink ka qenë plotësisht vetëvetja teksa ka dhënë një performancë emocionuese në “Grammy
Awards 2018”.
këngëtarja e famshme si shumë personazhe të tjera publike ka qenë mbështetëse e fushatave kundra ngacmimeve seksuale në industrinë e Hollywood edhe pse veshja e saj nuk mbante asnjë simbol.
38-vjeçarja ka kënduar ‘live’ hitin e saj “Wild Hearts Can’t Be Broken” ndërkohë që ishte e veshur me një palë
xhinse klasike dhe një bluzë të bardhë. P!nk ka vendosur të emocionojë vetëm me vokalin e saj teksa ka marrë vëmendjen e sallës të cilët e kanë duartrokitur pa fund.
Shtuar më 29/01/2018,
ora 17:47