Sara Hoxha dhe Ledri Vula mund të bëhen nga momenti në moment prindër për herë të parë, pasi partnerja e reperit është në
ditët e fundit të pritjes së ëmbël.
Cifti do të bëhet me një vogëlushe që ende pa lindur, është komentuar kaq shumë në showbiz-in shqiptar.
Madje dy ditë më parë,
Sara, Ledri dhe bebushja u bënë sërish kryefjala e rrjetit pas rrengut që
Sara i punoi partnerit.
Ajo u hoq sikur sikur shtatzënisë i erdhi fundi duke derdhur ujë në bluzën e saj,
ndërsa thirri Ledrin tepër e lumtur.
Në fakt, reagimi i reperit është ai që ka lënë me gojë hapur ndjekësit dhe ka shkrirë zemrat e femrave.
Sarës po i duket pafundësisht e gjatë pritja e ëmbël dhe mezi po pret të marrë në krahë vogëlushen e saj.
Në
ditët e fundit të shtatzënisë, ajo s’ka zgjidhje tjetër veçse të bëjë shaka me veten. Në një foto ku shfaqet e fryrë me filtra,
Sara shkruan me humor:
“Kur do vijë ajo ditë që do shfryhem?”-
ndërsa shfaqet duke qeshur edhe në postim.
Epo ku i dihet, ajo ditë mund të jetë edhe sot!
Shtuar më 26/11/2020,
ora 16:57