"Kur do shfryhem?", e dashura e Ledrit publikon pamjet qesharake (FOTO LAJM)

Sara Hoxha dhe Ledri Vula mund të bëhen nga momenti në moment prindër për herë të parë, pasi partnerja e reperit është në ditët e fundit të pritjes së ëmbël.

Cifti do të bëhet me një vogëlushe që ende pa lindur, është komentuar kaq shumë në showbiz-in shqiptar.

Madje dy ditë më parë, Sara, Ledri dhe bebushja u bënë sërish kryefjala e rrjetit pas rrengut që Sara i punoi partnerit.

Ajo u hoq sikur sikur shtatzënisë i erdhi fundi duke derdhur ujë në bluzën e saj, ndërsa thirri Ledrin tepër e lumtur.

Në fakt, reagimi i reperit është ai që ka lënë me gojë hapur ndjekësit dhe ka shkrirë zemrat e femrave.

Sarës po i duket pafundësisht e gjatë pritja e ëmbël dhe mezi po pret të marrë në krahë vogëlushen e saj.

ditët e fundit të shtatzënisë, ajo s’ka zgjidhje tjetër veçse të bëjë shaka me veten. Në një foto ku shfaqet e fryrë me filtra, Sara shkruan me humor:

“Kur do vijë ajo ditë që do shfryhem?”- ndërsa shfaqet duke qeshur edhe në postim.

Epo ku i dihet, ajo ditë mund të jetë edhe sot!

Shtuar më 26/11/2020, ora 16:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori