Të gjithë e dinë që
Blerim Destani është pjesë e grupit OTR dhe mik i ngushtë me reperin Noizy. Dhe nëse e keni parë në aktrim, tashmë është koha ta shihni të këndojë.
Në një video të publikuar së fundi, Blerimi shfaqet në shoqërinë e Noizy-t duke kënduar këngën “
Jalla shofer”.
Çunat nuk janë vetëm, por shoqërohen në vokal nga Altin Sulku, ndërsa Ermal Mamaqi u bën shoqri duke ngrënë mish. Dyshja në fjalë shihen se janë duke darkuar bashkë me shumë artistë të tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2018,
ora 10:08