VIDEO/ Luftë për të jetuar, 70 orë nën rrënoja, shpëtohet vogëlushi në Turqi, përlot ekipin: Nesër kam shkollë

Historitë njerëzore që zbulohen pas tërmetit në Turqi sa herë që ekipet e shpëtimit arrijnë të nxjerrin një person janë tronditëse.

I tillë është rasti i  i 7-vjeçarit Ahmet Erdem, i cili u nxor i gjallë nga mbeturinat e një ndërtese në qytetin Antiyaman në rajonin Kahramanmaras 70 orë pas tërmetit vdekjeprurës.

Në videon e shpëtimit të 7-vjeçarit që mbeti i bllokuar në kompleksin e banesave shumëkatëshe në Antiyaman, dëgjohet djali i vogël duke kërkuar çamçakëz.


“Ne do të të japim çamçakëz Ahmed. Tashmë e kemi gati bukën me çokollatë. Hajde Ahmed, hajde djali im”, dëgjohen shpëtimtarët duke i thënë 7-vjeçarit.
Sipas mediave turke, fjalët e para të Ahmetit kur doli nga rrënojat ishin “Nesër kam shkollë.”

Pamjet nga shpëtimi i 7-vjeçarit pas tërmetit në Turqi janë ripublikuar edhe nga ministri i Transportit dhe Infrastrukturës së Turqisë, Antil Karaismailloglu, i cili në mbishkrimin e tij shkruan “ti je e ardhmja dhe shpresa e Turqisë”.

/Albeu.com/


Shtuar 9.02.2023 11:40

Tags: