Shoferi humb kontrollin e mjetit në aksin Krumë -Kukës, ndërron jetë bashkëshortja e tij

Foto ilustruese

Një 61-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur pasditen e sotme (25 shkurt).

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Krumë -Kukës, në vendin e quajtur “Qaf Tobli”.

Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi  Z. S., duke drejtuar automjetit tip “Volksëagen Passat”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e daljes nga rruga, ka humbur jetën bashkëshortja e tij, shtetasja F. S., 61 vjeçe.

Drejtuesi i mjetit është dërguar në spitalin e Kukësit për ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./Albeu.com.