Kujt i thotë Elhaida Dani: “Më mbaj”
Elhaida është padyshim një nga këngëtaret më të talentuara shqiptare e cila bëri bujë edhe jashtë kufinjve.

Pas zhurmës që bëri në Itali, duket se ishte radha për të bërë të njëjtën gjë në Francë, e këtë ajo e bëri në një tjetër format muzikor. “Më mbaj” është kënga më e re e këngëtares Elhaida Dani, e cila e solli atë ndryshe.

Këngëtarja në këtë intervistë të suplementit të Gazetës Shekulli rrëfen se përse “Më mbaj” është kënga ku gjendet vetë Elhaida. Jo vetëm kaq, jemi ndalur edhe në përvojën tashmë thuajse të gjatë në interpretimi e shfaqjes “Notre Dame de Paris” në Francë.

Si ishte kjo përvojë për këngëtaren? Si ndikoi në jetën e saj? Përmes ishte momenti i “Më mbaj”? Kujt i thotë Elhaida “Më mbaj”? e shumë pyetje të tjera marrin përgjigje në këtë intervistë

Elhaida ku po jetoni momentalisht Shqipëri, Francë apo Itali?
Pasi punova në Itali për detajet e fundit të këngëes sime më të re”Më mbaj”, pasi është e gjithçka është e organizuar me një ekip italian, menjëherë u nisa në Shqipëri , në datën 3, ku isha e pranishme edhe në televizione. Në fundjavë do të nisëm për në Francë, ku dhe rifillojmë tour’in për “Notre Dame de Paris”.

Takimi i parë me Parisin?
Parisi është bërë një pjesë e rëndësishme e jetës sime që para dy vitesh. Jam shpërngulur në Paris për një periudhë kohe pasi provat dhe gjithashtu shfaqjet për musical “Notre Dame de Paris’ zhvilloheshin atje. Tani rikthehem shpesh, por për momentin do jemi në tourne në gjithë Francën.

Keni frikë mos lidheni me Parisin dhe qëndroni më gjatë se ç’e kishit menduar?
E dua shumë këtë qytet, por nëse më duhet të zgjedh një qytet ku dua të jetoj shumë gjatë, do zgjidhja një qytet pak më të qetë dhe pak më pak kaotik se sa Parisi.

Gjëja e fundit që bëtë para kësaj interviste?
Dhashë një intervistë tjetër (qesh).

Kujt i thotë Elhaida “Më mbaj” ?
“Më mbaj” i them muzikës, familjes dhe personave që dua.

Në këtë këngë niseni nga vetja juaj përse në këtë moment?

Në dy vitet e fundit kam filluar të shkruaj muzikën time. Kam studiuar piano dhe muzikologji gjatë gjithë jetës sime, mendova që ishte momenti të mos kem më frik dhe të shpreh veten time 360 gradë. Pra, jo vetëm si vokaliste por edhe kompozitore, apo tekstshkruese.

“Notre Dame de Paris” a është musicali yt?

‘Notre Dame de Paris’ është musical i parë që unë luaj në jetën time. Të jem e sinqertë, më ka ndryshuar jetën. Është shkruar nga Riçardo Coçiante , dhe ka fituar Guinnes për shikueshmërinë, besoj që mjafton kaq të them që është Musical i im i preferuar! Dhe kur Ricardo më ftoi të luaj rolin e Esmeraldës pa dyshim përgjigja ime ishte pozitive!

Ju iu besua roli i ciganes, si ndjeheni si Esmeralda?

Për herë të parë në karrierën time dal në skene jo si Elhaida por duke interpretuar një personazh tjetër. Më ka bërë të dal nga limitet e mia, të aktroj apo kërcej në skenë. Esmeralda është një gjitane, një 16-vjeçare, naive, instiktive dhe e pasionale! Jam gjetur menjëherë shumë pranë këtij personazhi, dhe çdo natë që e interpretoj në skenë arrij të hyj në një dimension tjetër, përjetoj gjithçka sikur të ishte në jetën reale, dhe pasi shfaqja mbaron më duhet pak kohë që të rikthehem vetvetja

Si ka ndikur Esmeralda tek Elhaida njeri?

Esmeralda me kokëfortësinë dhe lirinë që e karakterizon më ka mësuar të dëgjoj më pak fjalët e njerëzve, të jem e besnike e vetvetes dhe origjinalitetit tim.

Ishte “Notre Dame de Paris” që solli “Më mbaj”?
“Më mbaj” është një këngë që ka lindur folk në fillim, ishte Dj Olti ai që i dha një tjetër frymë kësaj kënge, dhe unë e dua shumë! Sigurisht fakti që punoj me artistë që vijnë nga e gjithë bota gjatë këtij touri, më ka ndihmuar të eksperimentoj në muzikë

Jeni krah emrave të dëgjuar të huaj, ç’rëndësi ka kjo për ju?
Është një nder i vërtetë! Të mendosh që në këtë produksion bashkëpunoj me emra si Daniel Lavoie, që ka grumbulluar mijëra shitje albumesh në muzikën franceze , është një ndër motivet që më bën të jem edhe më mirënjohëse personave që më mbështesin çdo ditë dhe Zotit për talentin që kam

Elhaida fashioniste….

Kjo është një temë që kam parë shumë portale ta risjellin këtë verë.
Përgjigja ime është : ” Fakti që kuron imazhin apo kuron rrjetet e tua sociale nuk do të thotë që je kthyer në një blogere apo fashionista. Jam në atë pozicion që firma të ndryshme më kërkojnë të bashkëpunojmë, dhe sigurisht pranoj vetëm gjërat që unë dua më shumë dhe firmat në të cilat besoj, duke e ndarë me personat që më ndjekin”

Çfare ju mungon nga Elhaida e mëparshme?

Personat e mi të afërm, si familja apo ekipi im i punës e dinë shumë mirë që në jetën time ka 95% vend për punë dhe 5% vend për veten time, familjen apo miqtë. Kjo është diçka që e vuajnë shumë, si familja ime por edhe unë. Ajo që më mungon nga Elhaida 16-vjeçare është ajo neglizhenca apo liria që fëmijët kanë. Nuk arrij dot të shkëputem nga angazhimet që kam, dhe edhe kur e bëj gjithmon mendja më fluturon atje ! (qesh

Çfarë pritshmërish keni nga Elhaida e tanishme?

Kam shumë projekte në furrë! Kaq shumë sa naten ndonjëherë nuk më zë gjumi duke menduar për të gjitha angazhimet që kam. Nga Elhaida e tanishme pres pak më shumë qetësi dhe besim që çdo gjë do shkojë sa më mirë…. !
Shtuar më 07/10/2017, ora 16:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori