Ditën që Donald
Trump i hapi rrugën kalimit të pushtetit tek Joe Biden, e shoqja e tij,
Melania, u me buzën në gaz para Shtëpisë së Bardhë, për të pritur pemën e
Krishtlindjes që do të vendoset këtë vit.
Gëzimi i saj me gjasë ka qenë i shtirur, së pari për faktin se po braktis Shtëpinë e Bardhë si pasojë e humbjes së të shoqit, dhe së dyti,
Melania nuk ka qenë fort entuziaste për përgatitjet e
Krishtlindjes në Shtëpinë e Bardhë.
Të paktën kështu pretendon ish-shoqja dhe bashkëpunëtorja e saj, Stephanie Winston Wolkoff, që ka nxjerrë një libër për
Melania Trump.
Sipas Stephanie,
Melania ishte shprehur e bezdisur nga përgatitjet e
Krishtlindjes, në vitin 2018.
“Kujt i plasi për Krishtlindjen”, mësohet të ketë thënë
Melania, sipas ish-shoqes së vet, që i ka nxjerrë sekretet e saj publikisht.
Shtuar më 24/11/2020,
ora 13:03