Justin Bieber i cili tashmë shquhet për problematikat që sjell, ka ngacmuar paksa fansat e tij me anë të një fotoje të postuar në Instagram, kur ai ka qënë i vogël.
Me një arush në dorë teksa buzëqesh, ai ka pozuar para aparatit fotografik, e ndërsa tashmë shohim një
Justin tjetër.
Ai nuk është në momentet më të mira të karrierës së tij. Muaj më parë ai
njoftoi tërheqjen nga
muzika, ndërkohë që nuk ka mundur t’u qendrojë larg as telasheve personale.
Më i fundit ishte zënka në Ibiza me aktorin britanik Orlando Bloom. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014,
ora 15:38