Kryemadhi për ditëlindjen e Besit: Mos u merrni vetëm me ne, ka qenë edhe Arbana (FOTO LAJM)

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka qenë e ftuar në “Open” ku ka treguar se e ka kaluar Covid-19 pa asnjë simptomë.

Ajo tha se këtë e ka zbuluar kur ka kryer operacionin e bajameve, duke shtuar se ajo është e vetmja në familje që ka kaluar virusin.

“Po zbuloj diçka për herë të parë. Unë e kam kaluar covid pa asnjë simptomë. Pa temperaturë, dhimbje të tjera me radhë. E mora vesh kur do operohesha nga bajamet dhe mjekët italianë më thanë që e ke kaluar Covid-19. As prekje mushkrish asgjë. Unë nuk jam puthur me asnjeri në buzë, përveç Ilir Metës. Jam puthur me të gjatë asaj periudhe dhe nuk e ka zënë COVIDI.

Sakaq, ajo ka folur edhe rreth pjesëmarrjes në ditëlindjen e shumëpërfolur të Bes Kallakut.

Kryemadhi tha se në atë festë ka qëndruar vetëm një orë dhe se në çdo tavolinë nuk kishte më shumë se dhjetë persona. Madje shtoi se ka patur edhe pjesëtar të PS dhe të Topn Channel duke përmendur Arbana Osmanin.



Sipas saj, Kallaku u ka matur temperaturën të gjithë të ftuarve dhe se asnjëri nuk ka pasur temperaturë.

Në fund, kryetarja e LSI-së shtoi se me festë e me dashuri mes njerëzve mundet çdo sëmundje dhe askush nuk e mund dot i vetëm. Kjo deklaratë bie në kundërshtim me rregullat anti-Covid që janë vendosur në gjithë botën por mund të përdoret si justifikim.

Në fakt, Kryemadhi duket se nuk është shumë miqësore me rregullat e pandemisë sepse as maskën nuk e mban.

Po mos u merrni me domatet e Bes Kallakut njëherë dhe të Ijes. Në atë festë unë kanë qenë vetëm një orë, s’ka qëndruar më shumë. Çdo tavolinë nuk ka pasur më shumë se dhjetë persona dhe kishte distancë mjaftueshëm. Pastaj aty ka patur edhe anëtarë të kabinetit qeveritar, pjesëtar të PS, dhe figura të Top Channel. Ka qenë kryetar bashkie, ka qenë Arbana Osmani… Kallaku na mati të gjithëve temperaturën dhe askush nuk kishte temperaturë.”- tha Kryemadhi.
Shtuar më 25/11/2020, ora 13:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori