Burri qëllon për vdekje gruan

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak para mesnate në Xhafzotaj të Durrësit, ku një 45-vjecar ka vrarë me thikë gruan e tij 33-vjecare.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:55. Burime zyrtare bënë me dije se shtetasi L.C.,45 vjeç, banues në Xhafzotaj, në banesën e tij, për motive të dobëta ka qëlluar me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij shtetasen M.C., 33 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Shtetasi L,C, pasi ka kryer krimin është larguar nga banesa dhe në ndjekje tê tij janë vënë shërbimet e Policisë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.


Shtuar 2.02.2020 07:17