Dy persona tentojnë të grabisin në mesnatë dyqanin në Elbasan, kapen në flagrancë nga policia

Dy persona kanë tentuar të vjedhin dyqanin në fshatin Bradashesh, që ndodhet saktësisht në aksin rrugor Elbasan – Peqin.

Ngjarja është regjistruar pak pas mesnate, ndërsa dy autorët mësohet se kanë qenë të maskuar.

Ata kanë tentuar të hapin dyqanin, por janë pikasur nga banorët, të cilët kanë njoftuar policinë.

Autorët janë shoqëruar në polici, ndërsa u janë sekuestruar sendet që shërbejnë për thyerjen e dyqanit.

Nga verifikimet rezulton se nuk është vjedhur asnjë send në dyqan.

Policia po kryen verifikimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com