Krenarë me Vesa Lumën, si e mëson Lianin të mos harrojë kurrë shqip (VIDEO)
Prej disa kohësh tashmë, çifti shumë i dashur për publikun shqiptar Vesa Luma dhe Big Basta, janë shpërngulur së bashku me të voglin e tyre në Zelandën e Re.

Ata kanë nisur një jetë nga e para, për një jetesë më të mirë dhe një të ardhme më të sigurt për Lianin, siç ka treguar Big Basta më herët.

Megjithëse janë larg fizikisht, ata përpiqen të qëndrojnë sa më afër fansave në rrjete sociale dhe ndajnë me ta një pjesë të madhe të përditshmërisë së tyre.

Vesa nuk ngurron të na tregojë momente tepër private të familjes, ndërsa na e ka bërë zemrën mal me postimin e fundit në InstaStory.

Pavarësisht se Liani tashmë flet anglisht, ajo i bën prova të birit për t’i rikujtuar herë pas here gjuhën shqipe dhe për t’i kujtuar gjithmonë origjinën e tij.

“Prova për mos me harru shqipen e bukur! Tironsi i vogël”- shkruan Vesa krahas videos që na bëri të ndihemi krenarë!

Shtuar më 18/10/2020, ora 10:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori