Krahasojnë Malumën me Dafina Zeqirin dhe s'kanë faj, ky koment do ju shkrijë së qeshuri (FOTO LAJM)

Dafina Zeqiri është një ndër këngëtaret më të mira shqiptare e cila kohët e fundit është shkëputur nga jeta e saj në Amerikë pasi është kthyer në Kosovë për të vijuar karrierën muzikore këtu dhe po rezulton goxha e suksesshme.

Që nga koha kur u kthye e deri tani, Dafina i ka dhuruar shumë hite publikut shqiptar si dhe ka realizuar shumë koncerte në vende të ndryshme, brenda dhe jashtë shtetit.

Duffy tashmë po eksperimenton shumë në 'look' dhe tani është flokë shkurtër dhe bjonde. Shumë e kanë pëlqyer dhe shumë e duan me flokë të gjatë, mirëpo janë të gjithë dakord se sidoqoftë Duffy-t i shkon çdo 'look'.

Por ajo çka ka shkaktuar të qeshura ka qenë një koment nga një fans i Dafinës në foton e fundit të Malumas. Kjo pasi ylli latin sapo ka ndryshuar 'look' dhe është kthyer në bjond.

'Qa je bo si Dafina Zeqiri?', shkruan fansi teksa ka bërë tag këngëtaren. Ajo ende nuk e ka parë si koment, por që ka shkaktuar të qeshura te ndjekësit e tjerë shqiptarë të Malumës.

Epo tani duhet t'i themi dy fjalë Maluma-s: "Na vjen keq, por Duffy e bëri e para këtë 'look'.
Shtuar më 20/07/2019, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori