Krah dhëndrit, këngëtarja shqiptare duket kaq bukur nën fustanin e bardhë të nusëirsë (FOTO LAJM)

Karantina për Joni Peci ka qenë e frytshme, i cili gjatë asaj periudhe ka krijuar koleksionin e fundit, frymëzuar pikërisht nga kjo situatë e vështirë.

Këtë koleksion ai e prezantoi sot tek “E diela shqiptare” nëpërmjet një sfilatë të titulluar “Joni Peci & Friends”.

E veçanta e kësaj sfilate ishte që koleksioni i fundit u prezantua nga personazhe të famshëm dhe në fund të kësaj sfilate kishim një nuse dhe një dhëndër.

E kemi fjalën për çiftin e njohur Marsela Çibukaj dhe Vitmar Bashën.

Për të pranishmit ishte një surprizë e madhe momenti kur Marsela u shfaq me fustan nusërie dhe Vitamri me kostumin e dhëndrrit dhe për hir të së vërtetës dukeshin kaq bukur.

Por pyetja që na lindi ne kur pamë këtë moment gati magjik ishte nëse ata sapo na paralajmëruan që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë, ashtu siç kanë bërë shumë personazhenjohur, të cilët janë veshur me nustan nusërie në një sfilatë dhe më pas kanë bërë dasmë.

Por këtë sapo e konfirmoi vetë këngëtarja e cila postoi fotot nga sfilata dhe rrëfeu emocionet e kësaj dite të veçantë për të.

“Dita e parë e një udhëtimi të gjatë na pret përpara”, ka shkruar Marsela.

Shtuar më 25/05/2020, ora 09:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori